×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kështu korruptohet dosti i Hajdar Beqës, fik dritat në kabinë për t’i ndarë paratë me kolegët në pikën kufitare Qafë Prushë

    Insajderi
    16 March 2022 - 15:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në njërin prej operacioneve më të mëdha në vend i koduar si operacioni “Pika”, kundër krimit të organizuar e korrupsionit, ishte arrestuar polici edhe ish-gjyqtari i futbollit, Benon Këpuska i cili sipas raportimeve të Insajderit bazuar në një fototgrafi shihet të jetë në shoqëri bashkë me deputetin nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa, shkruan gazeta Insajderi.

    Benon Këpuska ka qenë duke ushtruar detyrën e tij si polic në pikën doganore në Qafë Prush. Insajderi ka arritur të siguroj dosjen e plotë në të cilën janë të renditura disa pika për të cilat akuzohet Këpuska bashkë më disa kolegë të tij.

    Në dosje thuhet se me qëllim të përfitimit të mjeteve materiale, Benon Këpuska ka përdorur metoda si duke fikur dritën brenda kabinës ku ai vepron dhe ka ndarë të hollat në pjesë të barabarta me kolegun.

    “Me datë 05.10.2021 rreth orës 20:30 , deri sa ishte në detyre në pikën e kalimit kufitar Qafe Prush, futet brenda kabinës ku ishte zyrtari policor Mehemet Manxhuka në kontroll të pasaportave ku fillimisht e ndal dritën dhe i ndanë paratë që dyshohet se janë nga marrja e ryshfetit”, thuhet në dosje.

    Po ashtu sipas dosjes thuhet se ai ka lejuar hyrjen në territorin e Republikës së Kosovës edhe kontrabandis.

    “Me date 18.10.2021 rreth orës 07:29 , deri sa ishte në detyre në kabinë për kontrollin e pasaportave në piken e kalimit kufitar Qafë Prush, bisedon me zyrtarin policor Agron Bejtullahu lidhur me mënyrin se si merren vesh për marrjen e ryshfetit me disa nga personat që dyshohet se merren me kontrabandë të mallrave ku flitet edhe për një person (që dyshohet të jetë kontrabandist). Agron Bejtullahu i drejtohet Benonit duke i thënë Gëzimi a nuk ia ka marr këtij a? Benon Këpuska i përgjigjet duke i thënë se Gezimi (zyrtar policor) tha mos ja merr këtij se ja marr unë, po ja marr 20 (dyshohet euro). Gjithashtu, zyrtari në fjalë thotë që 500- 600 kg i ka pas sigurt e jam ka du me i than 0.50 cent me ja ba ndasht. Edhe për sot i kam than mos me ardh”, thuhet në dosje.

    Po ashtu një rast tjetër është gjatë nderimit të natës kur pasi kanë marrë ryshfetin konsultohet me kolegun e tij se nga sa euro i kanë dal.

    “Me datë 18.10,2021 rreth orës 06:55 , deri sa ishte në detyre në kabinë për kontrollin e pasaportave në pikën e kalimit kufitar Qafë Prush, ndanë paratë me zyrtarin policor Agron Bejtullahu, para që dyshohet se janë pranuar nga qytetarët në formë ryshfeti gjatë ndërrimit të natës. Zyrtari policor Benon Kepuska e pyete Agronin se sa ike ? Zyrtari policor Agron Bejtullahu i përgjigjet duke i thënë 20”, thuhet në dosje

    Insajderi kishte raportuar ekskluzivisht se njëri nga policët e arrestuar në operacionin “Pika” është ish-gjyqtari i Superligës së Kosovës, Benon Këpuska.

    Benoni për vite me radhë ka ndarë drejtësinë në Superligën e Kosovës, ndërsa, tash e një kohë ka kaluar në futsall. Ai së fundi ka mbajtur detyren prej sekretari tek klubi i futsallit, Liburni, klub ky që është në pronësi të Abaz Beqës, vëllait të deputetit të PDK’së, Hajdar Beqa./Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark