Tjetër barazim për Kosovën në grupin I të eliminatoreve të Euro 2024. Sërish me rezultatin 1-1 si në Izrael. Dardanët gabuan në “Fadil Vokrri” përballë Andorrës, sfidë që duhej fituar me çdo kusht.
Edon Zhegrova tha pas ndeshjes se e filluar ndeshjen neglizhencë dhe se ishin të pafat poashtu, transmeton GazetaBlic Sport.
“Të gjithë jemi të mërzitur dhe të pikëlluar për këtë barazim. Besoj që në fillim e nisëm ndeshjen me neglizhencë dhe me presion më të madh, në fund ishim të pafat.
Duhet të fitojmë ndeshjet, kështu nuk mund të kualifikohemi”, tha Zhegrova.