Drita dhe Ballkani do të luajnë në rrethin e dytë të Ligës së Konferencës.
Gjilanasit përballë do të kenë gjigantin belg Royal Antwerp, derisa Ballkani do të përballet me kampionin e San Marinos, La Fiorita.
Tanimë dy klubet kosovare kanë mësuar edhe emrat e gjyqtarëve që do t’i drejtojnë ndeshjet e tyre të para.
Si Drita ashtu edhe Ballkani ndeshjen e parë do ta zhvillojnë në udhëtim, ku suharekasit luajnë më 19 korrik, derisa Drita më 21.
Shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA ka caktuar gjyqtarët nga Malta për sfidën Antwerp – Drita.
Philip Farrugia do të jetë gjyqtari kryesor, derisa anësorët janë Alan Camilleri e James Muscat derisa i katërt është Daniel Portelli.
Në ndeshjen e parë mes La Fioritas dhe Ballkanit drejtësinë do ta ndajnë gjyqtarë bullgarë. Nikola Popov do të jetë kryesori me ndihmësit GEorgi Todorov e Miroslav Maksimov, derisa Georgi Dimitrov do të jetë gjyqtar i katërt.