Insajderi
Lajme

Këta janë drejtorët e Spitalit Rajonal në Prizren që dyshohet se u kanosën nga dy teknikë medicinalë

Insajderi
09 May 2026 - 13:54
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Këta janë drejtorët e Spitalit Rajonal në Prizren që dyshohet se u kanosën nga dy teknikë medicinalë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dy drejtues të Spitalit Rajonal kanë denoncuar se janë kërcënuar përmes telefonit nga dy teknikë medicinalë.

Burimet bëjnë të ditur se bëhet fjalë për drejtorin administrativ Osman Hajdari dhe drejtorin mjekësor Shefki Xharra, të cilët janë paraqitur në Stacionin Policor në Prizren për të raportuar rastin.

Sipas informatave, ata kanë deklaruar para hetuesve se kishin marrë kërcënime telefonike nga dy teknikë medicinalë Valmir Avdaj, rreth 33-vjeçar dhe Bardhi Avdaj, rreth 37-vjeçar.

Pas pranimit të denoncimit, hetuesit rajonalë kanë ndërmarrë veprime operative dhe kanë shoqëruar të dyshuarit në Stacionin Policor.

Pas intervistimit, me vendim të Prokurorit kujdestar, të dy teknikët janë “dërguar në ndalim policor për 48 orë./sinjali


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark