×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Këta janë dy kandidatët propozues për Guvernator të BQK-së

    Insajderi
    07 July 2023 - 23:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Qeveria e Kosovës është pajtuar me kandidaturat e propozuara për përzgjedhjen e Guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.

    Vendimi është marrë në mbledhjen e 150-të të ekzekutivit, të mbajtur këtë të premte.

    Sipas njoftimit të Qeverisë, ky vendim do të përcillet në Kuvendin e Kosovës.

    “Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e 150-të me radhë, në mënyrë elektronike, në të cilin ka miratuar vendimin me të cilin Qeveria e Republikës së Kosovës ka dhënë mendim lidhur me kandidaturat e propozuara nga Paneli Seleksionues për përzgjedhjen e Guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.

    Me vendimin e miratuar, Qeveria e Republikës së Kosovës pajtohet me kandidaturat e propozuara nga Paneli Seleksionues për përzgjedhjen e Guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës dhe ky vendim do të përcillet në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën për media.

    Paneli zgjedhor për përzgjedhjen e Guvernatorit të Bankës Qendrore ka dërguar në Qeveri dhe në Kuvend të Kosovës dy emrat e kandidatëve me më shumë pikë, të përzgjedhur për këtë pozitë.

    Në njoftimin e BQK-së thuhet se, mbështetur në Ligjin nr. 03/L-209 për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, Paneli për përzgjedhjen e Guvernatorit/es të Bankës Qendrore ka dërguar në Kuvendin e Kosovës dhe Qeveri, listën e kandidatëve të përzgjedhur si në vijim: Ahmet Ismaili – (84.67 pikë, nga 100 maksimale), Lulzim Ismajli – (73.67 pikë, nga 100 maksimale).

    Banka Qendrore e Kosovës (BQK), kishte përsëritur konkursin për guvernator të ri pas dështimit të përzgjedhjes së guvernatorit nga Kuvendi i Kosovës.

    BQK-ja aktualisht udhëhiqet nga U.D. i Guvernatorit, Bashkim Nurboja, i cili e ka marrë këtë detyrë pasi që Fehmi Mehmetit i ka skaduar mandati i Guvernatorit më 29 mars të këtij viti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark