×
  • Lajme
  • Insajderi

    Këta janë emrat e 10 zyrtarëve ndaj të cilëve Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë për korrupsion

    Insajderi
    23 August 2023 - 15:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë, aktakuzë ndaj 10 personave zyrtarë, të cilët ngarkohen për “Keqpërdorim të detyrës zyrtare” dhe “Falsifikim të dokumentit zyrtar”.

    Sipas burimeve të “Betimi për Drejtësi”, aktakuza është ngritur ndaj zyrtarëve Betim Reçica, Valmira Bllaca, Zymer Abdullahu, Jetmir Alaj, Emir Morina, Blerim Dina, Nuhi Paçarizi, Goran Milenkoviç, Izedin Bytyqi dhe Muhamet Gashi.

    Sipas PSRK-së, të akuzuarit ngarkohen se me dashje vepruan në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit, Ligjin për ndarjet buxhetore të vitit 2019, Ligjin për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, si dhe me aktet tjera ligjore dhe nën ligjore.

    “Prokuroria Speciale njofton se të pandehurit e lartcekur në cilësinë e personave zyrtar, në bashkëkryerje duke shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin zyrtar, si dhe, duke tejkaluar kompetencat e tyre ligjore, me dashje vepruan në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit, Ligjin për ndarjet buxhetore të vitit 2019, Ligjin për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, si dhe me aktet tjera ligjore dhe nën ligjore”, thuhet në njoftim të PSRK-së.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark