Pesë persona janë arrestuar sot në Kosovë pasi të njëjtit dyshohet se po përgatisnin vepra terroriste.
Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë bastisjes janë gjetur materie eksplozive, armë të zjarrta dron, si dhe armë anti-tankë.
Gazeta Online “Reporteri.net” ka mësuar emrat e katër prej të arrestuarve sot nga policia.
Mentor Bellaqa, 36-vjeçar nga qyteti i Prizrenit i cili ka qenë i arrestuar në vitin 2014 për terrorizëm, si një nga të dyshuarit që kanë qenë pjesë e luftës në Siri.
Personi tjetër i arrestuar është Ergim Syla dhe tjetri Nehrudin Skenderi.
Prokuroria Speciale ka njoftuar sot se ekziston dyshimi i arsyeshëm se të njëjtit persona kanë kryer veprat penale “Përgatitja e veprave Terroriste ose veprave penale kundër rendit Kushtetues dhe Sigurisë së Republikës së Kosovës” nga neni 138 paragrafi 1 të KPRK-së, lidhur me veprën penale “Kryerja e veprës terroriste” nga neni 129 paragrafi 1lidhur me nenin 31 të KPRK-së, si dhe veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse” nga neni 364 paragrafi 2 i KPRK-së”.