×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ky është një nga të arrestuarit për terrorizëm sot nga policia

    Insajderi
    10 October 2021 - 18:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sot janë arrestuar pesë persona nën dyshimin se kanë qenë duke përgatitur vepra terroriste.

    Mirëpo, Gazeta Sinjali ka mësuar nga burimet e veta që njëri nga të dyshuarit është Ardian Qerkinaj.

    Burimet kanë thënë që ai jeton në lagjen “Dardania” në Pejë dhe se pas orës 13:30 është bllokuar lagjja dhe është kryer bastisja.

    Gjithashtu, Qerkinaj ka qenë pjesë e grupit në Siri para disa vitesh. Por ende nuk është e qartë nëse të arrestuarit kanë lidhje me ISIS-in ose organizatat tjera terroriste.

    Aksioni i sotëm është kryer nga Policia e Kosovës me urdhër të Prokurorisë Speciale.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark