×
  • Showbiz
  • Show

    Këta janë fituesit e 10 edicioneve të “Big Brother“

    Insajderi
    21 February 2023 - 19:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Përgjatë 15 viteve të fundit Reality show “Big Brother” është realizuar 10 herë në hapësirat shqipfolëse. Ku në shumicën e finaleve të tij kanë triumfuar burrat.

    Edicionin e parë të këtij show, të transmetuar në vitin 2008, e kishte fituar Arbër Çepani.

    Arbër Çepani

    Kjo fitore ishte mjaftë befasuese për publikun, pasi që shumica prej tyre mendoni se ai që do të marrë çmimin e madh do të jetë Olsi.

    Ky i fundit, të dashurës së tij, Noçës, që kishte ardhur për vizitë në shtëpinë e “Vëllaut të madh” i kishte kërkuar ndarjen, dhe kjo situatë kishte bërë aq shumë bujë saqë nga ai moment njerëzit i drejtoheshin me Olsi i Noçës.

    Olsi-Noçe, Big Brother Albania

    E i gjendur përballë një vëmendje të tillë natyrisht që Olsi pritej të ishte fituesi.

    Edicioni i dytë e kishte fituar Qetsor Farunaj.

    Qetsor Farunaj

    Si rezultat i triumfit  në garë, Farnuaj kishte fituar 70 mijë euro.

    Stili i tij i lojës, i karakterizuar nga ngacmime të ndryshme kundrejt banorëve të tjerë, nga shumëkush është cilësuar si e njëjtë me strategjinë e Luiz Ejllit.

    Djali me stil arrogant dhe mjaftë agresiv të lojës, Jetmir Salaj arriti të fitoj edicionin e tretë të “Big Brother”.

    Jetmir Salaj

    Ndryshe nga tre sezonet e kaluara, në edicionin e katërt të show-it një grua arriti t’i mposhtë të gjithë garuesit e tjerë dhe të shpallet fituese.

    Ermela Mezuraj

    Ermela Mezuraj, përgjatë qëndrimit të saj në shtëpinë e Big-ut ishte protagoniste e shumë debateve, madje nganjëherë e vetme kundrejt të gjithë banorëve tjerë.

    Arbër Zeka,  përveç që ka qenë fitues i edicionit të pestë të “Big Brother Albania”, ai do të mbahet në mend edhe si kosovari i parë që ka fituar këtë show.

    Arbër Zekaj

    Në fitorën e tij, rol të madh kanë luajtur edhe votat e mbledhura nga VIP-at shqiptarë të Kosovës.

    Shumë prej figuarve të cekura më lartë sot nuk e gëzojnë të njejtën famë që e kanë pasur në kohën sa ishin brenda shtëpisë së “Vëllaut të madh”, por Anaid Kaloti nuk mund të thuhet se i përketë kësaj liste.

    Anaid Klodi

    Njëra ndër figurat më të njohura të showbiz-it shqiptar, në fund të edicionit të gjashtë kishte fituar 75 mijë euro.

    Nevila Omeri, kishte fituar edicionin e shtatë të këtij show.

    Nevila Omeri

    Ajo kishte arritur të fitojë zemrat e publikut me historinë e dhimbshme të jetës së saj.

    Kosovari i dytë, që kishte fituar Big-un ka qenë Vesel Kurtishaj.

    Vesel Kurtishaj

    Në edicionin e nëntë, në cilin pjesëmarrës mund të ishin vetëm çiftet, Olsi dhe Fiorentina arritën të triumfojnë.

    Fiorentina dhe Olsi-Big Brother Albania

    Në dekadën e parë të këtij të program televiziv, të drejtë pjesëmarrje kishin vetëm personazhet VIP.

    Në finalën e mbajturë para një viti, Ilir Shaqiri kishte mposhtur konkurrentët e tjerë në garë.

    Ilir Shaqiri-Big Brother VIP Albania

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark