×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Këta janë gërvisht dhe fito” – Veliu godet Lumir Abdixhikun pas deklaratës së Përparim Ramës

    Insajderi
    30 August 2023 - 16:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Njëri nga themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, ka folur lidhur me deklaratat e kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, se nuk është anëtar i LDK-së por vetëm partner i ngushtë.

    Dikur njëri ndër figurat qendrorë të LDK-së, Veliu ka thënë për lajmi.net se nuk është fare i habitur me Ramën.

    “Nuk e di çka ka këtu me u habitë, me u çuditë”, u shpreh Veliu duke qeshur me deklaratat e Ramës.

    Veliu tutje tha se edhe ata që e sollën në LDK Ramën nuk kanë qenë anëtarë të LDK-së, por partner të partive tjera, duke iu referuar, kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut.

    “Me të thënë të drejtën për mua nuk ka asgjë për tu habitur sepse edhe ata që e kanë sjellë Përparimin nuk kanë qenë anëtarë të të LDK-së edhe kanë qenë partner të partive të tjera bile”, ka thënë Veliu për lajmi.net.

    Deputeti i LDK-së, në prononcim për lajmi.net nuk i ndali akuzat ndaj partisë së tij dhe udhëheqjen aktuale.

    Ai tha se tani LDK-ja po drejtohet nga njerëz të çastit “gërvish dhe fito”, por që nuk dihet sa do ju zgjas.

    “Fatkësia këtu për mua është që LDK-ja si partia më e vjetër në vend ka ardh në situatë që të drejtohet nga partner të çastit, “gërvisht dhe fito”, gjithmonë nëse ju dhezë, ndoshta ikin dhe e lënë ashtu”, përfundoi Veliu.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark