Insajderi
Lajme

Këta janë gjashtë zyrtarët që u arrestuan dje, dyshohet se u kapën në flagrancë gjatë shkëmbimit të parave

Insajderi
19 December 2025 - 08:39
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Këta janë gjashtë zyrtarët që u arrestuan dje, dyshohet se u kapën në flagrancë gjatë shkëmbimit të parave
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një operacion i gjerë i udhëhequr nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), është zhvilluar të enjten pasdite në rajonin e Prishtinës, në kuadër të hetimeve për korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Insajderi merr vesh se të arrestuarit e mbrëmshëm në këtë rast janë: Jovica Mitrovic,Fadil Ismajli, Shaban Terbunja, Goran Lazic, Bedri Dibrani, dhe N.K

Jovica Mitrovic është kryetar gjykate në Graçanice.

Sipas Prokurorisë Speciale, aksioni lidhet me dyshime serioze për kryerjen e disa veprave penale, përfshirë korrupsionin, keqpërdorimin e pozitës zyrtare, marrjen dhe dhënien e ryshfetit, ushtrimin e ndikimit, mashtrimin si dhe armëmbajtjen pa leje.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark