×
  • Showbiz
  • Show

    Këta janë ish-banorët e “BBV2” që do të jenë pjesë e “Kepi i Tundimeve”? (Foto)

    Insajderi
    06 June 2023 - 16:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Olsa Muhameti na ka zbuluar tashmë se së shpejti do të nis sezoni i dytë i “Kepi i Tundimeve”.

    Dihet se ky sezon do të ketë shumë ndryshime dhe pjesëmarrës dinamik edhe pse tashmë kanë nisur të aludohen disa emra të personazhe VIP.

    Sezoni i ri do të jetë gjatë muajve të verës dhe shumë shpejt do të nisin xhirimet.

    Në këtë sezon të dytë të “Kepi i Tundimeve” nuk mund të mungonin edhe disa ish-banorë të “BBV2”, të cilët tërhoqën gjithë vëmendjen e publikut për disa muaj dhe vazhdojnë akoma ta kenë.

    Tashmë kanë nisur përgatitjet për xhirimet e sezonit, i cili do të zhvillohet në Turqi dhe janë zbuluar disa nga ish-banorët e “BBV2”, të cilët do të jenë pjesë e këtij formati. Jori Delli dhe Ronaldo Sharka kanë postuar një video së bashku në aeroportin e Turqisë dhe më pas edhe Keisi Medini ka postuar një foto nga fluturimi drejt Turqisë.

    Kiara Tito gjithashtu do të jetë pjesë edhe pse aludohet se ajo të jetë moderatorja e programit. Tashmë na mbetet vetëm të presim se kush do të jenë pjesëmarrësit e tjerë.

    Zbulohen se kush janë ish-banorët e "BBV2" që do
    Zbulohen se kush janë ish-banorët e "BBV2" që do

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark