Insajderi
Insajderi

Nol Nushi tregon se pse Haki Abazi nuk mund të cilësohet më si kryeservili i Kurtit

Insajderi
07 May 2022 - 15:36
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Nol Nushi tregon se pse Haki Abazi nuk mund të cilësohet më si kryeservili i Kurtit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sekretari Organizativ i PSD-së, Nol Nushi, thotë se nëse do të kishte një garë për pozitën si kryeservil i kryeministrit Kurti, Armend Muja dhe Arbër Rexhaj , do të shtyheshin fyt për fyt me njëri tjetrin për vendin e parë, shkruan Insajderi

Në postimin e tij në facebook ai ka ironizuar me dy bashkëpartiakët e Kurtit pas deklaratave të këtyre të fundit në lidhje me liderin e partisë së tyre Albin Kurtin.

“Nese kish pase garë ku matet servilizmi ndaj liderit te partisë, Arbëri me Armendin ishin shty fyt’a’fyt per vend të parë”, ka shkruar Nushi në facebook.

Në anën tjetër një komentues e këshilloi që aty në listë Nushi ta vendos edhe Haki Abazin, por, i njejti tha se ai e ka lëshuar frontin.

“Hakia e ka lshi frontin pak, ja kane kalu kta”, ishte përgjigjia e Nushit


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark