×
  • Lajme
  • Insajderi

    Këta janë kosovarët e arrestuar nga policia serbe në Merdare FOTO

    Insajderi
    14 June 2023 - 10:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjatë ditës së djeshme dy kosovarë janë arrestuar nga policia e Serbisë në Merdare.

    Ende nuk dihen arsyet e arrestimit të tyre. Bëhet fjalë për Dervish Maliqin dhe Esat Muçollin.

    Labinot Maliqi, vëllai i njërit prej të arrestuarit është deklaruar për rastin.

    “Po, e kanë arrestuar vëllain dhe dhëndrin. Ata nuk i kanë marrë policia që janë në Merdare. Kanë ardhur policia nga Beogradi. Kur i pyeta për arsye ata thane i kemi arrestuar “Veç pse janë shqiptarë”, tha Maliqi.

    Maliqi tha se janë njoftuar të gjithë institucionet relevante. “I kemi njoftuar policinë, edhe të gjitha institucionet, përfshirë edhe Ambasadën atje”, theksoi ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark