×
  • Lajme
  • Insajderi

    Këta janë mjekët e arrestuar në Gjilan që dyshohen për ryshfet

    Insajderi
    30 April 2023 - 13:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës i ka arrestuar dy mjekë në Gjilan, pasi dyshohet se kanë marrë qindra euro ryshfet për të kryer një ndërhyrje.

    Njëri prej të arrestuarve është anesteziolog, ndërsa njëri kirurg.

    Insajderi mëson se anesteziologu i arrestuar është, Halil Basha kurse kirurgu është Luan Mustafa i cili  ishte i akuzuar edhe më parë për veprën penale të “marrjes së ryshfetit”, por që ishte shpallur i pafajshëm nga Gjykata Themelore e Gjilanit.

    Halil Basha

    Luan Mustafa

    Lidhur me rastin Gazeta Insajderin ka marrë një prononcim nga Drejtori i Spitalit të Gjilanit Arsim Emini, i cili tha se është njoftuar nga Krimet Ekonomike për arrestimin e mjekëve pasi që është dashur ta organizojë kujdestarinë.

    Ai tha se arrestimi i tyre është bërë mbrëmë rreth orës 20:00 për arsye të dyshimit për mitmarrje.

    @insajderiinsajderi #insajderi #insajderitv #kosova #ryshfet #mjeket #spital #gjilan #dyshohen #policiaekosoves #policiaekosoves🇽🇰🇽🇰 #shqipet #shqiptaria #fyp #foryoupage #foryoupageofficiall #viral #kosova🇽🇰 #kosovaisalbania🇽🇰🇦🇱 ♬ original sound – GazetaInsajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark