×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Këta janë mjekët e QKUK-së që u krekosën me operacionin e “suksesshëm” që la të vdekur pacientin

    Insajderi
    05 January 2023 - 16:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Mjekët Kushtrim Shala, Endrit Shala, Shyqeri Hoxha dhe disa anëtarë të ekipit të anestezionit kanë shpërndarë si sukses një operacion të rrallë të kryer ndaj një 63 vjeçari, në Klinikën e Kardiokirurgjisë në QKUK. Vetëm disa orë pas intervenimit pacienti ka vdekur.

    Kardiokirurgu Kushtrim Shala përmes një postim në Facebook, të publikuar 18 orë më parë ka pretenduar se ka kryer me sukses operacion “David”, një nga operacionet më të rrallë tek një pacient me diseksion akut të aortës.

    Në postimin e Kushtrim Shalës është i shoqëruar edhe emri i kardiokirurgut tjetër Endrit Shala dhe Shyqeri Hoxha dhe disa anëtarë të ekipit të anestezionit.

    Lidhur me këtë rast drejtori i Klinikës së Kardiokirurgjisë Dr. Rifat Brahimaj, ka thënë se mjekët që e kanë kryer këtë operacion nuk janë kompetent për këtë intervenim, pasi nevojitet përvojë e gjatë dhe ekspertizë.

    Gazeta Insajderi ka kërkuar nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës, të dijë se si mjekët jokompetet kanë bërë një intervenim të tillë.

    Duke injoruar në total pyetjet, ShSKUK një përgjigjen e tyre kanë komentuar vetëm publikimin e fotografisë nga kardiokirurgu.

    ShSKUK ka thënë se asnjë mjekë apo drejtore klinikë nuk ka të drejtë të publikoj pamje nga institucionet ku punon, pa autorizim të zyrës për media.

    “Të gjithë drejtorët e klinikave, spitaleve të përgjithshme dhe njësive tjera në kuadër të ShSKUK-së, disa herë janë të njoftuar përmes Urdhëresës, në formë të Qarkores Informative, nga menaxhmentet në të kaluarën, por edhe tani, se kanë ndaluar publikimin e shkrimeve, fotografive dhe materialeve tjera nga institucionet ku punojnë, pa autorizim paraprak nga Zyra për Medie dhe Marrëdhënie me Publikun në ShSKUK, kjo me qëllim që informatat që publikohen të jenë konform kritereve të përcaktuara etike dhe profesionale”, huhet në përgjigjen e MSH dhënë Insajderi.

    Tutje, nga ShSKUK thanë se drejtori Brahimaj ka obligim të ndërmarr masat e nevojshëm ndaj kardiokirurgut dhe ekipi të tij.

    “Secili drejtor i institucionit, në këtë rast edhe drejtori i Shërbimit të Kardiokirurgjisê, ka obligim që të ndërmarrë masat konform legjislacionit në fuqi, për mosrespektim të kësaj urdhërese”, thuhet me tej.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark