×
  • Lajme
  • Insajderi

    Këta janë pesë të dyshuarit për vrasjen e 23 vjeçarit dhe plagosjen e dy vëllezërve të tij në Klinë

    Insajderi
    29 April 2022 - 10:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës tanimë ka arrestuar pesë persona për vrasjen e 23 vjeçarit Fazli Hoxha dhe plagosjen e dy vëllezërve të tij, shkruan Insajderi.

    Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmë tek “Ujëvara e Mirushës”, në aksin rrugor Klinë-Gjakovë.
    Mësohet se të arrestuarit janë Agron Gashi, Ardit Gashi, Nderim Gashi, Bahri Gashi dhe B.G (i cili është liruar pas verifikimit se i njëjti nuk ishte i përfshirë në rast dhe është liruar menjëherë).

    “Në vend ngjarje kanë dalë të gjitha njësitet kompetente të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, prokurori i shtetit, pas një pune intensive operative dhe hetimore është arritur të identifikohen dhe arrestohen pesë (5) të dyshuar në rast: ·A.G. lindur me 1980,·N.G. lindur me 1992, A.G. lindur me 1998, B.G. lindur me 1985, B.G. lindur me 1974”, thuhet në njoftimin e Policisë.

    Pas intervistimit me urdhër të Prokurorit të shtetit të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit prej 48-orësh. Trupi i pa jetë i viktimës me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në institutin e mjekësisë ligjore (IML) për obduksion”, thuhet në njoftim.

    Dy të plagosurit kanë refuzuar që të shtrihen në Spitalin e Pejës, dhe menjëherë pasi kanë marrë ndihmën e parë, janë larguar për në shtëpi.

    Lajmin e ka bërë të ditur për Insajderin drejtori i Spitalit të Pejës, Skënder Dreshaj.

    “Pacientët kanë refuzu qëndrimin në spital. Pas marrjes së ndihmës së parë, përkundër që mjeku dhe ekipi kujdestar kanë insistuar që ata të shtrihen në spital për 24 orë, ata kanë refuzuar dhe kanë shkuar në shtëpi. Lëndime kanë pas, por kanë refuzu të qëndrojnë në spital”, ka thënë Dreshaj.

    Si ndodhi krejt ngjarja?

    I vrari, Fazli Hoxha dhe dy vëllezërit e tij raportohet se kishin dalë për iftar me familje në një restorant, në parkingun e të cilit edhe ndodhi rasti tragjik, detaje këto që nuk janë konfirmuar ende nga autoritetet.

    I vrari është djali i dëshmorit të UÇK-së, Fazli Hoxha, i vrarë para 23 vitesh, emrin e të cilit e ka trashëguar edhe djali.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark