Kombëtarja e Kosovës sonte me fillim nga ora 18:00 do të takohet me Irlandën e Veriut në kuadër të rundit të pestë në Ligën e Kombëve.
Kombëtarja jonë nuk është tërsisht e kompletuar, pasi tekniku Alain Giresse nuk mund të llogarisë në katër futbollistët e tij: Amir Rrahmanin, Leart Paqaradën, Mërgim Vojvodën dhe Shkëlqim Vladin.
Ndonëse me këto mungesa, ‘Dardanët’ sonte kërkojnë fitore në stadiumin “Windsor Park”.
Kujtojmë se ndeshja e parë e zhvilluar mes këtyre dy ekipeve më 9 qershor, në stadiumin “Fadil Vokrri”, ishte mbyllur me rezultatin 3:2.
Kështu, Greqia e ka siguruar vendin e parë në këtë grup, teksa Kosova synon ta mbajë vendin e dytë, aty ku pozicionohet momentalisht me 6 pikë.
Ndërkaq, Irlanda e Veriut është e treta në grup me 2 pikë, së bashku me Qipron që ndodhet në vendin e katër me po aq pikë.