Nga 23 prill në Prishtinë pritet të fillojë java e modës së fëmijëve, që organizohet për herë të tretë nga agjensioni i modës “Vija Models”.
Kësaj radhe do të prezantohen veshjet e fëmijëve për sezonet pranverë-verë.
Francesk Frokaj, organizator i kësaj ngjarje, ka treguar se rreth 55 fëmijë do të kenë mundëis të prezantojnë brende me renome botërore.
Fëmijët do të jenë të grupmoshave të ndryshme duke filluar nga mosha 1 deri në 14 vjeç, ka thënë ai për Insajderin./Insajderi.com