Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), ditën e djeshme caktoi çmimet tavan për shitjen e derivateve të naftës për 48 orë.
Sipas vendimit, çmimi maksimal i lejuar i dizellit është 1.73 euro për litër, i benzinës me 1.41 euro dhe i gazit me 0.72 euro, pra nuk ka ndryshim në çmimore.
Kjo çmimore hyri në fuqi dje dhe do të vlejë edhe sot.
Çmimi i naftës në Kosovës në javët e fundit ka shënuar vlera rekorde, për t’u rritur dita-ditës.