×
  • Sport
  • Euro 2020

    Këto janë dy ndeshjet e sotme në EURO 2020, Italia zbret në “Wembley”

    Insajderi
    26 June 2021 - 09:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vendosen ditën e sotme dy nga çerekfinalistët e Kampionatit Europian. Pas mbylljes së ndeshjeve të grupeve, sot nis faza e 1/8-ave. Luhen dy ndeshje, me Danimarkë-Uells, që nga ora 18:00 luajnë për gjithçka në “Johan Cruyff Arena” të Amsterdamit.

    Fituesi i sotëm i këtij çifti do të sfidojë një mes Holandës dhe Çekisë, që përballen ditën e nesërme. Sfida e orës 21:00 është Itali-Austri dhe pritet me shumë interes edhe nga tifozët shqiptarë, që në masë mbështesin kombëtarën e kaltër.

    Kjo ndeshje luhet në “Wembley” dhe fituesi i kësaj sfide përballet me fituesin e çiftit Belgjikë-Portugali, që luhet nesër. Sot në Londër Italia shkon si favorite absolute. Megjithatë gjithçka vendoset në një ndeshje dhe surprizat kurrsesi nuk mungojnë. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark