Insajderi
Lajme

Këto janë dy shqiptaret që mbetën të vdekura nga aksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova”, njëra ishte eksperte e njohur e ekonomisë

Insajderi
12 December 2025 - 20:13
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Këto janë dy shqiptaret që mbetën të vdekura nga aksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova”, njëra ishte eksperte e njohur e ekonomisë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kosovë, ku viktima kanë mbetur dy shqiptare.

Top Channel raporton se viktimat janë Eorda Sinollari dhe Elizabeta Katija, kjo e fundit e njohur në media si eksperte e ekonomisë.

Viktima tjetër, Eorda Sinollari, punonte si business consultant në Gjermani.

Përplasja mes makinës dhe kamionit ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, mëngjesin e sotëm.

Të dy gratë shqiptare, ndodheshin në të njëjtën makinë, teksa njëra prej tyre ndërroi jetë në vendngjarje, ndërsa tjetra në spital.

Pas përplasjes ekipet e hetimit dhe policia mbërritën në vendin e ngjarjes, për të vijuar me zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti që rezultoi fatale. /tch


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark