Insajderi
Insajderi

Këto janë dy shtetet që pritet t’i njohin patentë shoferët e Kosovës

Insajderi
27 December 2022 - 20:11
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Këto  janë dy shtetet që pritet t’i njohin patentë shoferët e Kosovës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Qeveria e Kosovës do të mbajë nesër mbledhje, duke filluar nga ora 10:00.

Në mesin e 36 pikave të rendit të ditës, që e ka siguruar Gazeta Online Reporteri.net, është edhe shqyrtimi i Nismës për lidhjen e marrëveshjes me Brianinë e Madhe dhe Irlandën e Veriut për njohjen reciproke të patentë-shoferëve.

“Shqyrtimi i Nismës për lidhjen e Marrëveshjes Ndërkombëtare ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut për njohjen reciproke të patentë shoferëve”, është pika e 16’të e rendit të ditës.

Poashtu do të shqyrtohet edhe Nisma për lidhjen e Marrëveshjes Ndërkombëtare mes Kosovës dhe këtyre dy shteteve mbi transferimin dhe përdorimin e të dhënave të Regjistrit të Emrit dhe Pasagjerit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark