Këto janë pesë gjërat që duhet t’i bëni në mbrëmje për të patur një ditë të lumtur - Insajderi
×
LifeStyle

Këto janë pesë gjërat që duhet t’i bëni në mbrëmje për të patur një ditë të lumtur

Insajderi
03 May 2024 - 16:20
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Niveli i lumturisë nuk varet gjithmonë nga njerëzit dhe ambienti për rreth. Edhe zakonet tona ndikojnë në nivelin e kënaqësisë në jetë. Sidomos rutina e mbrëmjes.

1. Bëni një ecje në mbrëmje

Një shëtitje e shkurtër mund të ndihmojë në qetësimin e trurit dhe nervave, pas një dite të lodhshme me plot angazhime. Vetëm disa minuta ecje jashtë në natyrë mund të ulin nivelet e sheqerit në gjak dhe t’ju ndihmojnë të qetësoheni.

2. Lëre telefonin në një dhomë tjetër

Me siguri e keni parë efektin që ka gjumi në gjendjen tuaj fizike dhe mendore të nesërmen. Ekspertët sugjerojnë që të fikni celularin dhe të mos e prekni 30 minuta para gjumit ose nëse doni qetësi absolute thjesht çojeni telefonin në një dhomë tjetër.

3. Bëni dush ose vaskë me ujë të ngrohtë

Zhytja në ujin e vaskës në krahasim me dushin është një ritual që ndikon direkt në gjendjen e humorit, duke ulur nivelet e depresionit, përmirësimi i cilësisë së gjumit dhe efektet pozitive në sistemin kardiovaskular.

4. Reflektoni për ditën që keni kaluar

Pavarësisht nëse i keni përmbushur angazhimet e ditës dhe sa produktivë keni qenë në çdo drejtim nga ai familjar te projektet e punës, sërish reflektimi për ditën është një praktikë e shkëlqyer për t’u qetësuar dhe për ta mbyllur kapitullin e një dite të ngarkuar.

5. Përfundoni ditën me mirënjohje

Para se të flini, shkruani tre deri në pesë gjëra për të cilat jeni mirënjohës. Ky akt i thjeshtë i renditjes së bekimeve në jetë mund të përmirësojë gjendjen tuaj të përgjithshme.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark