×
  • Sport
  • Sport

    Këto janë vendimet e Komisionit Disiplinor të FFK-së

    Insajderi
    26 April 2023 - 21:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala, Luan Salihu dhe Donat Lushaku – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 26.04.2023 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 30-të të Albi Mall Superligës, xhiros së 23-të të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe B, si dhe Ligave të rangjeve tjera, edicioni 2022-2023. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive mori këto:

    “KF ”Ferizaj”. Me të filluar pjesa e dytë e ndeshjes, simpatizuesit vendas kanë hedhur disa shishe PVC në drejtim të referit kryesor të ndeshjes. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Ferizaj-Malisheva. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore i shqiptohet masa disiplinore VËREJTJE E FUNDIT.

    Lojtari/portieri i KF ” Ferizaj” , Marko Jovanovski nr fanelle 12 nr ID 032489M88. Motivi: Në min 10-të të ndeshjes, ndërhyn në mënyrë të palejuar si lojtar i fundit, jashtë zonës së rreptësisë, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Ferizaj-Malisheva.

    Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje moslojë sipas radhës organizuar nga FFK.

    Kryetari KFF “ Mitrovica” , Hajrullah Haxhiu. Pas përfundimit të ndeshjes është kërcënuar gjyqtari Tefik Maloku nga kryetari i KFF Mitrovica, Hajrullah Haxhiu me fjalët kërcënuese për rrahje dhe fyerje të rënda në ndeshjen KFF Mitrovica – KFF Feronikeli, Liga U17 Grupi B, zhvilluar me datë 16.04.2023.

    Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë në shumë prej 150 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

    Lojtari i FC”Ferizaj” ,Veron Berisha nr fanelle 13 dhe nr ID 008978M05. Në ndeshjen e xhiros së 24-t të Superliges së juniorëve Ferizaj – Ramiz Sadiku, ndëshkohet me karton të kuq direkt (goditje e kundërshtarit) . Bazuar në nenin 45 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje moslojë sipas radhës
    organizuar nga FFK.

    Lojtari i FC “Drita” , Ronin Shahiqi nr fanelle 12 dhe nr D 004548M05. Në ndeshjen e xhiros së 24-t të Superliges së juniorëve Drita – Prishtina , ndëshkohet me karton të kuq direkt (Ndërhyrje jashtë zonës). Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje moslojë sipas radhës organizuar nga FFK.

    Lojtari i KF “ Dukagjini “ , Lorik Bytyqi nr fanelle 5 dhe nr ID 013257M05. Në ndeshjen e xhiros së 24-të të Ligës së Parë të juniorëve Roni19 – Dukagjini , ndëshkohet me karton të kuq direkt (Ndërhyrje e palejuar) dhe ndëshkohet me karton te kuq direkt. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje moslojë sipas radhës organizuar nga FFK.

    Lojtari i KF “Malisheva “ , Albin Tershani nr fanelle 1 dhe nr ID 006947M05 .Në ndeshjen e xhiros së 24-t të Ligës së Parë të juniorëve Malisheva – Istogu , pas përfundimit të takimit kacafytet me lojtarin kundershtar dhe ndeshkohet me karton te kuq direkt. Bazuar në nenin 40  paragrafi 1 pika D i Rregullores disiplinore; Dënohet me  3 (tri) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

    Lojtari i KF “Istogu“, Ulpiks Spahiu nr fanelle 22 dhe nr ID 007193M04. Në ndeshjen e xhiros së 24-t të Ligës së Parë të juniorëve Malisheva – Istogu , pas përfundimit të takimit kacafytet me lojtarin kundershtar dhe ndeshkohet me karton te kuq direkt.   Bazuar në nenin 40  paragrafi 1 pika D i Rregullores disiplinore; Dënohet me  3 (tri) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

    Hapje e Procedurës:
    FC ”Vjosa”. Paraqet në protokolin zyrtar lojtarin me nr.15 Ideal Ademaj ID.015378M05, pa të drejt dhe në kundërshtim me aktet normative të FFK-së. Sipas protokolit zyrtar të ndeshjes Vjosa-Fushë Kosova. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga përfaqësuesi zyrtar i FC “ Vjosa” . Afati datë: 02.05.2023 ora 13:00.

    Lojtari i FC ” Vjosa ” , Ideal Alidemaj nr.fanelle 15 dhe nr ID ..015378M05. Paraqetet në protokolin zyrtar, pa të drejt dhe në kundërshtim me aktet normative të FFK-së. Sipas protokolit zyrtar të ndeshjes Vjosa-Fushë Kosova. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga lojrtari I FC “ Vjosa” , Ideal Alidemaj. Afati datë: 02.05.2023 ora 13:00. Pezullohet pa të drejtë loje në ndeshje zyrtare oranizuar nga FFK deri në kompletimin e lëndës”, njofton FFK.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark