×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Këto janë vendimet që u morën gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë

    Insajderi
    13 September 2023 - 15:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar disa nga 23 vendimet që janë miratuar sot gjatë mbledhjes së 159-të të Qeverisë:

    • Miratuam Projektligjin e ri për Shërbime Sociale dhe Familjare.
    • Inicuam reformë me Projektligjin për falimentim.
    • Themeluam Këshillin për Zhvillim të Industrisë.
    • Për të avancuar tutje bashkëpunimin në drejtësi, miratuam tri nisma të marrëveshjeve me Mbretërinë e Suedisë.
    • Me marrëveshjen me Austrinë, bashkatdhëtarëve tonë do të mundësohet njohja e përvojës së punës në të dy republikat.
    • Për pjesëmarrjen e Kosovës në “Programin e Tregut të Vetëm”, dërguam në Kuvend marrëveshjen ndërkombëtare me Bashkimin Evropian.
    • Aprovuam Koncept-dokumentin për Fushën e Shërbimeve të Navigacionit Ajror.
    • Në solidaritet me popullin turk, ndamë 500 mijë euro për mbështetje të familjeve të ndikuara nga tërmeti në Turqi.
    • Ndamë mjete financiare për të mbuluar shpenzimet e transportit të kufomës së shtetases argjentinase.
    • Për realizimin e projekteve për katër deponi sanitare, për regjionet Prishtinë, Prizren, Podujevë dhe Gjilan, iniciuam shpronësimin e parcelave përkatëse.
    • Miratuam vendimet preliminare për shpronësim për interes publik për zgjerimin e rrugëve rajonale Prizren-Prevallë dhe Doganaj-Shtërpcë.
    • Pronat e menaxhuara dhe në pronësi të Republikës së Kosovës ia dhamë në shfrytëzim pa kompensim komunës së:
      • Fushë Kosovës për ndërtimin e objektit të Njësisë profesionale për Zjarrfikje dhe Shpëtim, si dhe
      • Hanit të Elezit për ndërtimin e hapësirës për administratë dhe për park të qytetit.
    • Miratuam kërkesat për shpronësim të komunave të Prizrenit dhe Rahovecit, për varrezat e qytetit, përkatësisht ndërtimin e sheshit qendror të qytetit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark