×
  • Sport
  • Sport

    Këto janë votat e Shqipërisë për ‘Topin e Artë’

    Insajderi
    31 October 2023 - 17:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lionel Messi fitoi mbrëmë (30 tetor) “Topin e tetë” të Artë në karrierë, duke bërë kështu histori dhe një arritje rekorde.

    Ylli argjentinas mposhti Erling Haalandin dhe Kylian Mbappen për të fituar çmimin më të madh individual për një futbollist.

    Në këtë proces kanë votuar 100 gazetarë nga vende të ndryshme të botës, ndërsa Kosova nuk ishte pjesë e kësaj liste, derisa Shqipëria ishte e përfaqësuar nga Besnik Dizdari.

    Që nga fillimi i vitit 2022, kriteret e zgjedhjes kanë evoluar. Juria u ngushtua në 100 veta, një gazetar nga secili prej 100 vendeve më të mira në renditjen e FIFA-s.

    Kësaj radhe Kosova nuk ka votuar, pasi që ekipi ynë në ranglistën e FIFA-s aktualisht është poshtë 100 më të mirave, pra në vendin e 105-të.

    Më poshtë mund të shikoni se si votoi gazetari Dizdari:

    Topi i Artë

    1) Lionel Messi

    2) Erling Haaland

    3) Kilian Mbappe

    4) Julian Alvarez

    5) Rodri

    Trofeu “Lev Yashin”:

    1) Ederson

    2) Emiliano Martinez

    3) Mark-Andre Ter Stegen.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Sport
    23 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark