×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Këto katër shtete mund të jenë objektivat e ardhshëm të Putinit ​sipas Zelenskyt

    Insajderi
    11 January 2024 - 16:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar se hezitimi i Perëndimit për ndihmën ndaj Ukrainës po inkurajon Rusinë.

    Gjatë vizitës në Lituani, Zelensky i tha homologut të tij Gitanas Nauseda se Ukraina duhet të forcojë mbrojtjen e saj ajrore dhe të plotësojë furnizimet e saj me municion ndërsa Rusia intensifikon sulmet e saj me raketa, shkruajnë mediat e huaja.

    Ne kemi dëshmuar se Rusia mund të ndalet, se parandalimi është i mundur. Ndonjëherë, pasiguria e partnerëve në lidhje me ndihmën financiare dhe ushtarake për Ukrainën vetëm rrit guximin dhe forcën e Rusisë ”, tha Zelensky.

    Tutej, presidenti ukrainas përmendi pesë shtete që mund të jenë objektivat e ardhëm të Rusisë.

    “Ai [Presidenti rus Vladimir Putin] nuk do ta përfundojë këtë [luftë] derisa ne të gjithë ta përfundojmë atë së bashku”, ka thënë më tej Zelensky, duke shtuar, “Lituania, Letonia, Estonia, Moldavia mund të jenë të radhës”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark