×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Këto rrugë të Prishtinës do të testohen sërish si njëkahëshe

    Insajderi
    20 May 2022 - 12:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se të shtunën dhe të dielën, duke filluar nga ora 06:00 – 23:40 vazhdon testimi i dytë i shndërrimit të gjithë unazës qendrore të kryeqytetit në qarkore njëkahëshe për automjetet.

    “Komuna u bën thirrje qytetarëve të kenë durim përgjatë kësaj periudhe provuese të ndryshimit të qarkullimit me automjete, meqenëse qëllimi kryesor i testimit është zgjidhja afatgjate e lirimit të hapësirave të lëvizjes për këmbësorë sipas rekomandimeve të Task Forcës Rrugore, si dhe lirimi i mbingarkesës së trafikut rrugor”.

    “Qarkorja njëkatëshe gjatë kësaj fundjave, do të jetë në drejtim të rrugëve “Agim Ramadani”, pra që nga semaforat e ish-menzës e deri të rreth rrotullimi parapa ndërtesës së Komunës.

    Pastaj do të vazhdojë nga rruga “UÇK” nga Kuvendi i Kosovës e deri të ish-Kino Rina”.

    Njoftimi i plotë i Komunës:

    Të dashur qytetarë,

    Ju njoftojmë se, të shtunën më 21 maj dhe të dielën më 22 maj, duke filluar nga ora 06:00 – 23:40 vazhdon testimi i dytë i shndërrimit të gjithë unazës qendrore të Kryeqyetetit në qarkore njëkahëshe për automjetet.

    Qarkorja njëkahëshe gjatë kësaj fundjave do të jetë funksionale në drejtim të rrugëve :
    – Rruga “Agim Ramadani”që nga semaforët pranë ish-menzës së Studentëve e deri te rrethrrotullimi prapa ndërtesës së Komunës.

    – Rruga “UÇK” nga Parlamenti e deri te ish-Kino Rinia

    – Rruga “Migjeni” deri te ndërtesa e ish-OSBE

    – Rruga “Luan Haradinaj” deri te semaforët pranë Bankës Qendrore

    – Rruga “Garibaldi” deri te semaforët pranë Grandit

    Po në këto data, rrugët e poshtë cekura do të jenë të mbyllura për automjete dhe do të shfrytëzohen për aktivitetet e parapara në “Festivalin e Pranverës”:

    – Rruga “George Bush” deri tek semaforët pranë Katedrales.

    – Rruga “Garibardi” deri tek semaforët pranë rrugës ”Dritan Hoxha”.

    Ju bëjmë thirrje qytetarëve të kenë durim përgjatë kësaj periudhe provuese të ndryshimit të qarkullimit me automjete, meqenëse qëllimi kryesor i testimit është zgjidhja afatgjate e lirimit të hapësirave të lëvizjes për këmbësorë sipas rekomandimeve të task forcës rrugore, si dhe lirimi i mbingarkesës së trafikut rrugor.”

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark