×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    “Këto shpifje i keni provuar edhe në një proces tjetër”, reagon ashpër nënkryetarja e LDK-së në Obiliq ndaj Vetëvendosjes

    Insajderi
    03 January 2023 - 21:31

    “Zyrtari politik duhet të respektojë vullnetin e votuesve deri në fund të mandatit duke zbatuar programin politik, si dhe të shmangë ndërrimin e partisë gjatë ushtrimit të mandatit”, kështu thuhej në një dokument të Kodin etik për zyrtarët e komunës së Obiliqit i cili u kritikua nga disa antarë të Lëvizjes Vetëvendosje.

    Në lidhje me këtë ka reaguar Drejtoresha e Administratës në komunën e Obiliqit, Linda Bekteshi.

    Ajo ka shkruar se të gjitha këto rregullore thirren në të drejtën e Ligjit për Vetëqeverisje Lokale,  rekomandimet e ZKA dhe NjAB rreth legjislacionit në fuqi.

    “Të gjitha këto rregullore normalisht që thirren në të drejten e Ligjit për Vetqeverisje Lokale,  rekomandimet e ZKA dhe NjAB rreth legjislacionit në fuqi.  Po ashtu të gjitha  këto rregullore janë aprovuar pa asnjë vërejtje nga Ministria e Pushtetit Lokal, pranë së cilës ne obligohemi t’i hartojmë si dhe të jemi në kordinim me ministritë dhe qeverinë konform ligjeve dhe rregulloreve qendrore po ashtu”, ka shkruar ajo në facebook.

    Bekteshi shkroi se të gjitha  këto rregullore janë aprovuar pa asnjë vërejtje nga Ministria e Pushtetit Lokal.

    Gjithashtu, ajo i quajti shpifje shkrimet dhe reagimet e antarëve të Lëvizjes Vetëvendosje, sipas saj kjo nuk është hera e parë

    “Po ashtu, këto lloj shpifje ju i keni provuar edhe në një proces tjetër, ai i këshillave të fshatravë, proces i cili ka shkuar shumë mirë, që ta ktheni në pikën zero, gjë që ju ka dështuar, sepse proceset nuk kryhen me shpifje por me argumente”, ka shkruar ajo në facebook.

    Postimi i plotë pa ndërhyrje:

    Reagim ndaj Levizjes Vetvendosje,

    Si nënkryetare e Lidhjes Demokratike  të Kosovës dega në Obiliq, si dhe Drejtoreshë e Administratës në komunën e Obiliqit, sqaroj për shkresat shpifëse të LVV Obiliq, për hir të qytetarëve dhe votuesve tanë; Komuna e Obiliqit në vitin 2022 ka aprovuar gjashtë (6) rregullore, dy (2) tjera janë në rishqyrtim për vitin 2023 si dhe  një (1) është prezentuar në Seancën e fundit të kuvendit komunal. Të gjitha këto rregullore normalisht që thirren në të drejten e Ligjit për Vetqeverisje Lokale,  rekomandimet e ZKA dhe NjAB rreth legjislacionit në fuqi. 

    Po ashtu të gjitha  këto rregullore janë aprovuar pa asnjë vërejtje nga Ministria e Pushtetit Lokal, pranë së cilës ne obligohemi t’i hartojmë si dhe të jemi në kordinim me ministritë dhe qeverinë konform ligjeve dhe rregulloreve qendrore po ashtu! Pra të nderuar qytetar, ne nuk shpikim as kode as ligje as rregullore, por bazën e tyre e marrim nga organet qendrore kompetente si dhe priremi të ecin në hap me kohën për t’i harmonizuar me ministritë dhe dikasteret gjegjëse këto dokumente obligative të cilat na ndihmojmë të qeverisim drejt e mirë si dhe të njejtat rifreskohen(plotësohen/ndryshohen) mes afateve kohore tri deri në pesë vjet, gjithashtu t’u tregoj të nderuar se fal qeverisjes së mirëfillt, ne renditemi në mesin e gjashtë komunave më të mira me Raportin e Auditimit nga ZKA e po ashtu edhe me Performancen komunale renditemi në top katër vendet e para! E qartë kjo se edhe mund të jetë e rënd për LVV por mëse e mirëpritur për ju qytetarët tanë dhe sigurisht motivuese për ne dhe administratën tonë.

    Ndërkaq, si rikujtim për dokumentin që keni shkruar ju sot, ju keni pas mundësi të shpreheni në seancë aty ju ju edhe e keni votuar këtë, e cila po ashtu është  model i njejtē me shumicën e komunave në të cilat udhëheqin kryetarët nga radhët e partisë tuaj, Lëvizjes Vetvendosje! Po ashtu, këto lloj shpifje ju i keni provuar edhe në një proces tjetër, ai i këshillave të fshatravë, proces i cili ka shkuar shumë mirë, që ta ktheni në pikën zero, gjë që ju ka dështuar, sepse proceset nuk kryhen me shpifje por me argumente. Po ashtu, me ju jemi mësuar tashmë që të votoni proceset, rregulloret e dokumentet, të hyni edhe në komisione punuese por pas dy tre dite të jepni dorëheqje pa asnje arsye.

    Pra kaq stabil jeni ju dhe puna juaj. Të dashur qytetar, Nëse ne jemi konkret, të gatshëm për diskutim, të japim dhe pranojmë vërejtje dhe sygjerime, NE këto i bëjmë në debatet publike me ju sepse jemi zotuar të bashkqeverisim me ju që na besuat, si dhe para asambles komunale aty ku ligji na obligon! Sa për LVV Obiliq rikujtim; Qytetari edhe njëherë bindshëm e ka tregu besimin dhe zgjuarësinë e tij, ishin tronditëse për ju ajo përqindje besimi mbi 64% aq sa edhe pas një viti ende nuk jeni mësuar se me shpifjet e juaja nuk arrini askund!

    Qytetarët e Obiliqit janë mjaftueshëm të zgjuar sa të dallojnë shpifjet dhe realitetin! Ata qeverisjes tonë të mirë do i rrinë përherë besnik njashtu si ne atyre. Ne u jemi mirënjohës gjithmonë bashkëqytetar, për mbështetjen tuaj në qeverisjen tonë! Gjithnjë të hapur NE ndaj jush, sepse fal kritikave tuaja NE përmirësohemi këtu e nëntë vite tanimë! E juaja Linda Bekteshi, njëra nga femrat me besimin e votën më të madhe nga ju! Mirënjohje nga zemra! #Bashkë #Lidhjajonë

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark