I vetmi kandidat për kryetar të Prishtinës, që e ka bërë publik programin konkret për katër vitet e ardhshme, është ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Përparim Rama.
Programi Përparim Ramës, parasheh zgjidhjen e problemeve për sferat kryesore që i preukupon qytetarët e Prishtinës, si në; arsim, shëndetësi, mjedis, trafik dhe shumë të tjera.
Gjatë mandatit të parë në krye të Prishtinës, Përparim Rama, parasheh ndërtimin e shtatë shkollave të reja në shtate lagje të ndryshme të kryeqytetit.
* Shkollë në lagjen “Sofalia”
* Shkollë në lagjen “Qëndresa”
* Shkollë në lagjen “Kodrina”
* Shkollë në lagjen “Kroi i Njelmët”
* Shkollë në lagjen “Kalabria”
* Shkollë në lagjen “Kodra e Trimave” dhe
* Shkollë në lagjen “Prishtina e Re – Qendër (Zona rreth Pallatit të Drejtësisë)
Për ta parë programin e Përparim Ramës për të gjitha sferat që i preukupojnë qytetarët e Prishtinës, klikoni në linkun e mëposhtëm: