Kosova është mysafire e Irlandës së Veriut në takimin që fillon në ora 18:00, e që luhet në kuadër të Ligës C, Grupit të 2-të.
Dardanët për këtë ndeshje do të kenë mungesën e Amir Rrahmanit që është i lënduar, derisa pjesë e skuadrës nuk do të jenë as Mërgim Vojvoda, Leart Paqarada dhe Shkëlqim Vladi.
Përzgjedhësi Alain Giresse ka vendosur që për këtë ndeshje të luajë me Aro Muric në portë, ndërsa mbrojtja i është befasuar Florent Hadërgjonajt, Betim Fazlijit, Fidan Alitit dhe Donat Rrudhanit.
Në mesfushë do të jenë treshja, Ibrahim Dresevic, Bersant Celina dhe Florent Muslija. Në sulm luajnë Vedat Muriqi, Milot Rashica dhe Elbasan Rashani.