×
Astrologji

Këtyre shenjave do u shkruajë ish-i 

Insajderi
25 April 2023 - 20:12
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Mërkuri në prapavijë = disa ish-a rikthehen për këto shenja dhe është në dorën tuaj reagimi. Ne thjesht po ju paralajmërojnë që ngjarja mund të ndodhë. 😉

Nisim me Binjakët!

Jo një, por disa ish-a mund të duan sërish të jenë pjesë e jetës së Binjakëve! E mira është se mund të sqaroni disa nga hatërmbetjet e vjetra, si dhe të zgjidhni çështje të cilat më parë s’keni pasur mundësi apo energji t’i diskutoni. Pra, kur t’ju vijë ndonjë DM me ndonjë pyetje nga e shkuara, mos kini frikë t’i përgjigjeni!

Akrepi
 
Draaaamaaa! Ju presin goxha drama, sidomos me ish-partnerët. Nuk keni për të pasur një periudhë aspak të lehtë, pasi prapavija do t’ju ndikojë shumë dhe ish-at toksikë nuk do t’ju lënë rehat. Epo, shtrëngoni dhëmbët dhe ecni përpara.

Bricjapi
 
Si është ish-i juaj? Se me shumë mundësi po i ruani kontaktet, hehe. Por, fatmirësisht dhe ndryshe nga dy shenjat e mësipërme, ju do të keni një përvojë të mirë me ish-in dhe nëse bini dakord dhe jeni gati për t’u përmirësuar së bashku, mund t’i jepni edhe një shans të ri marrëdhënies.

OP-ED
Nga Rubrika
Astrologji
01 May 2024
Astrologji
29 April 2024
Astrologji
25 April 2024

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark