Edhe një trajner i njohur për grupmoshat e reja nga sot pjesë e stafit të FC “Forca”, të cilëve do t’u bashkohet profesori dhe trajneri Arlind Rashica, i cili do të punojë në ngritjen dhe zhvillimin e talentëve të shumtë të FC “Forca”.
Trajneri Arlind Rashica bartë licensë të dyfishtë nga FFK dhe UEFA , poshtu ka edhe titullin Master i Edukimit Fizik dhe Sportit , duke i shtuar kësaj edhe përvojën si ish-futbollit. Rashica poashtu aktualisht është edhe mësimdhënës në Gjimnazin “Eqrem Çabej “ në Vushtrri .
Kushtet dhe infrastruktura që ofron kompleksi sportiv Forca , me katër terene sportive dhe kushte shumë të favorëshme për zhvillimin e talentëve Vushtrrias do të jenë në dizpozicion të trajnerit Rashica.
FC “Forca” sezonën 2022-2023 do të bëj gara me gjeneratën U11, U13, U15 dhe si dhe risi është gjenerata U17.