Klubi i Ulpianës nga Lipjani ka lëshuar një komunikatë zyrtare në të cilën ka njoftuar për delegatët e saj që do ta përfaqësojnë në Kuvendin Zgjedhor të Federatës së Futbollit të Kosovës që do të mbahet me gjashtë (6) prill, shkruan Insporti.com.
Kryetari aktual, Agim Ademi do të kandidojë edhe për një mandat të dytë, ndërsa kundër-kandidat do ta ketë Gramoz Vokrrin. Gramoz Vokrri është djal i legjendës së ndjerë, Fadil Vokrrit.
Në komunikatën e Ulpianës thuhet se delegatët e saj janë Enver Duriqi dhe Ylli Jashari, duke mohuar zërat se ka ndërruar delegatët.
Për të kandiduar për të parin e FFK-së, kandidatët duhet të sigurojnë 15 nënshkrime. /Insporti.com/
Më poshtë komunikata e Ulpianës:
KF ULPIANA 1926, njofton edhe njehere organet e FFK-se, se klubi qysh ne fillim te sezones 2021/2022, se ka dy DELEGATË te cilet do ta perfaqesojnë KF ULPIANA 1926, ne te gjitha aktivitetet dhe Kuvendet zgjedhore qe do te mbahen nga FFK-ja, apo dhe vete klubi yne.
DELEGATET jane: Enver DURIQI dhe Ylli JASHARI per KUVENDIN zgjedhor qe do te mbahet nga FFK-ja, me date 06.04.2022.
Klubi njofton opinonin dhe te gjithe palet e interesuara se nuk mundet askush te ndërhyjë ne politikat e KF ULPIANA 1926, nga Lipjani.
Me respekt
Kryesia e KF ULPIANA 1926
Lipjan.