KFOR dënon sulmet ndaj gazetarëve, përgjegjësinë për ruajtjen e tyre ia lë Policisë së Kosovës – Insajderi
×
Insajderi

KFOR dënon sulmet ndaj gazetarëve, përgjegjësinë për ruajtjen e tyre ia lë Policisë së Kosovës

Insajderi
17 June 2023 - 16:09
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Misioni i NATO-s në Kosovës, KFOR ka dalë me një reagim pas situatës së krijuar dje në veri, ku të paktën nëntë gazetarë mbetën të lënduar, e madje disa prej tyre kërkuan edhe tretman mjekësor. KFOR, është sqaruar edhe për pamjet e publikuara dje, ku shihej duke nuk i ofruar ndihmë një gazetarit, duke thënë se Policia e Kosovës është përgjegjëse për sundimin e ligjit në të gjithë vendin.

Përmes një komunikate të publikuar në rrjete sociale, KFOR fillimisht ka dënuar fuqishëm sulmet ndaj gazetarëve.

“KFOR dënon fuqishëm sulmet ndaj gazetarëve në veri të Kosovës, derisa ata po kryenin punën e tyre. Liria e mediave dhe liria e shprehjes janë vlera fundamentale, të cilat duhet të respektohen nga të gjithë.” – thuhet në komunikatë.

Tutje, ky mision dha edhe një sqarim, duke u shprehur si vijon: “KFOR qëndron reargues i tretë, Policia e Kosovës është përgjegjëse për të siguruar sundimin e ligjin në të gjithë vendin”.

Sa i përket situatës së krijuar, KFOR ka bërë me dije se po qëndron në kontakt me të gjitha palët në këtë rast.

“Po ashtu, komandanti i KFOR-it është në kontakt të rregullt me të gjithë homologët, duke përfshirë përfaqësues të institucioneve të sigurisë në Kosovës, po ashtu përfaqësues të Forcave të Armatosura të Serbisë, misionin e EULEX-it, OSBE-në dhe komunitetin diplomatik.” – u tha tutje.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark