×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    KFOR-i i përforcon masat e sigurisë, më shumë serbë mblidhen në Leposaviq

    Insajderi
    31 May 2023 - 08:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një numër më i madh i serbëve janë mbledhur sot para ndërtesës së Komunës së Zveçanit qysh para orës 07:00 të mëngjesit.

    KFOR-i sot i ka përforcuar edhe masat mbrojtëse përreth objektit të komunës, duke vendosur dy rende telash me gjemba një mbi një.

    Para protestuesve qëndrojnë telat rrethorë me gjemba, e më pas pjesëtarët e KFOR-it me pajisjet e tyre.

    Gjithsesi, situata për momentin është e qetë.

    Së bashku me serbët e mbledhur, protestës këtë mëngjes i janë bashkuar edhe krerët e Listës Serbe, Goran Rakiq dhe Igor Simiq.

    Foto: T7
    Foto: T7
    Foto: T7

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark