×
  • Lajme
  • Lajme

    KFOR-i inspekton zonën e materialeve toksike në Pejë

    Insajderi
    23 April 2024 - 20:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pjesëtarë italianë të KFOR-it kanë inspektuar zonën e materialeve industriale toksike, të njohur si “Eurosteel”, në Pejë.

    Inspektimi u krye nga KFOR-i në bashkëpunim edhe me institucione të Kosovës, përfshirë strukturën civile për mbrojtjen e ambientit dhe planifikimit urban, Agjencinë për Menaxhim të Emergjencave, Policinë e Kosovës dhe FSK-në.

    Inspektimi u zhvillua në kuadër të programit për monitorim dhe kontroll të KFOR-it në zonat ku është raportuar për substanca potencialisht të dëmshme për shëndetin.

    “Specialistët italianë verifikuan mbylljen korrekte të fuçive në zonë dhe vazhduan me analizimin e të dhënave. Matjet më pas u krahasuan me të dhënat e marra më herët për të vlerësuar trendin dhe për të identifikuar ndonjë dëmtim potencial të ambientit. Rezultati konfirmoi se nuk u zbulua asnjë rrezik për shëndetin”, thuhet në një komunikatë të KFOR-it.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark