×
  • Lajme
  • Lajme

    KFOR-i italian ndihmon Mitrovicën me pajisje sportive

    Insajderi
    29 May 2016 - 11:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Karabinierët Italian në bashkëpunim me DKRS kanë bërë shpërndarjen e rikuizitave sportive dhe topa për klubet e sportive të Komunës së Mitrovicës, në vlerë prej 12.000.00 Euro.

    Me këtë rast nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Safet Kamberi, ka falënderuar KFOR-in Italian për ndihmën  të cilën u kanë ofruar klubeve sportive, duke thënë se KFOR-i përpos që po bënë sigurinë e qytetarëve tanë, po ndihmojnë popullatën edhe me forma të tjera

    Ndërsa drejtori i DKRS-së ,Tafil Peci, falënderoi përzemërsisht pjesëtarët e karabinierit italian për shpërndarjen e këtyre paisjeve, për mbështetjen e tyre ndaj klubeve sportive, duke ndikuar kështu drejtëpërdrejt në ngritjen e cilësisë së sportit  në vend, njofton televizioni publik.

    Në fund nënkryetari Kamberi dhuroi një mirënjohje KFOR-it italian  si shenjë falënderimi për kontributin e tyre të vazhdueshëm .

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark