KFOR rrit masat e e sigurisë pas sulmit në kanalin i “Ibër-Lepencit” – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    KFOR rrit masat e e sigurisë pas sulmit në kanalin i “Ibër-Lepencit”

    Insajderi
    05 December 2024 - 14:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Misioni i KFOR-it ka thënë se ka rritur masat e sigurisë pas sulmit në kanalin i “Ibër-Lepencit” për të mbrojtur infrastrukturën kritike. KFOR-i tha se është i përgatitur për të ofruar mbështetje të sigurisë, logjistike e inxhinerike.

    “Pas sulmit në kanalin e ujit në Zubin-Potok, Kosovë, misioni i udhëhequr nga NATO-ja, KFOR-i, ka rritur masat e sigurisë për të mbrojtur infrastrukturën kritike në rajon. Komanda Rajonale Lindje (RC-E) mbetet e përgatitur për të ofruar mbështetje të sigurisë, logjistike dhe inxhinierike për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, thuhet në njoftimin e fundit të misionit.

    KFOR-i përsëriti se vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, “në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”.

    KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark