×
  • Sport
  • Sport

    KH Trepça publikon fotografin e portierit algjerian i cili pësoi lëndime nga përleshja në Vushtrri

    Insajderi
    25 April 2023 - 13:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Klubi i hendbollit Trepça e Mitrovicës ka bërë të ditur se do t’i ndjek të gjitha rrugët ligjore për dhunën që pësuan nga lojtarët dhe disas tifozë të Vushtrrisë.

    Sipas tyre, ende disa hendbollistë janë në gjendje të keqe psikike, nga grushtet dhe shqelmat që pësuan në palestrën e sportit në Vushtrri.  
    Më së keqi ka pësuar portieri algjerian Muhammed Chahre Hachemi!  

    “Në minutën e 34:42 sulmohet lojtari i Trepçës, Yassine Henahem, nga lojtari me nr 11 i Vushtrrisë, Halim Miftari, me nr 14.

    Lojtari ynë sulmohet me grusht në bark dhe shqelm në kokën sa ishte i shtrirë në dysheme dhe në këtë moment disa lojtar të Vushtrrisë së bashku me publikun sulmojnë dhe grushtojnë ekipin e Trepçës, ku shihet qartë edhe në transmetimin live në ‘RTV 21’. 

    Më së shumë lëndime pësojnë portieri i përfaqësueses së Algjerisë, Muhammed Chahre Hachemi, pastaj Yassine Henahem nga Tunisia, Yasin Ben Jouida nga Tunizia, Deniz Terziqi, Kushtrim Kastrati dhe Ermir Smaka, të gjithë këta lojtar marrin tretman mjekësor në Emergjencë e Mitrovicës”, thuhet nga KH Trepça.

    Mitrovicasit thonë se ka reaguar edhe federata algjeriane për portierin e tyre që është sulmuar gjatë ndeshjes.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark