×
  • Showbiz
  • Show

    Kiara Tito shkaku i prishjes të miqësisë mes Mikelës dhe Efit?

    Insajderi
    29 September 2024 - 17:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një detaj u vu re disa javë më parë në rrjet, që ngriti dyshimet për krisjen në miqësinë mes Efit dhe Mikelës, ato nuk ndiqeshin në rrjete sociale – dhe ende nuk ndiqen.

    Ky detaj u kthye në titull të mediave rozë e megjithatë, as Efi e as Mikela nuk reaguan lidhur me këtë e raportet mes tyre mbeten “mister”.

    Mirëpo, disa detaje janë vënë re së fundmi në postimet e Mikelës dhe Efit, gjë që ka ngritur aludime se marrëdhënia mes vajzave mund të jetë prishur për shkak të afrimitetit të Mikelës me Kiarën kohët e fundit, me të cilën Efi nuk ka një marrëdhënie të mirë që pas daljes nga BBVA, shkruan xlmedia.

    Së fundmi, Mikela ka postuar një fotot duke ndjekur intervistën e Kiarës në TAR, teksa shkruan “ylli”.

    C16872ED 1BBB 4D84 B1ED B30B7C6E4D59

    Pak orë pas postimit të Mikelës, Efi ka postuar një video në rrjetet e saj sociale, ku thotë: “Kjo është mënyra më e mirë t’i ktheni përgjigje disa njerëzve”, teksa shfaqet një ‘sticker’ i rafiki (personazh i “lion king”) me gishtin e mesit.

    Nga ana tjetër, hera e fundit që Mikela dhe Efi janë parë së bashku ka qenë në festën e “Gender reveal” të bebit të Mikelës.

    Disa ditë pas festës, Mikela është takuar me Kiarën dhe ka postuar foto në rrjetet sociale ku shfaqen mjaft te afërta ndërsa Mikela e puth Kiarën në faqe.
    4F56A94C B3B2 4297 980C C1A27D4B0E81

    Pas këtij momenti, Efi dhe Mikela kanë ndaluar ndjekuri njëra-tjetrën nië rrjete sociale, çka ka ngritur dyshime se afrimiteti i kohëve të fundit mes Kiarës dhe Mikeles mund ketë qenë shkak i prishjes miqësisë kësaj te fundit me Efin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark