×
  • Showbiz
  • Show

    Kiara Tito surprizon me veprimin e fundit ndaj Kejvina Kthellës

    Insajderi
    04 May 2023 - 16:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Para pak ditësh Kiara krijoi një llogari tjetër Instagrami në emër të Luizit, pasi ajo që u hap e menaxhua nga mikesha e tij u mbyll pas diskutimeve e zërave për përplasje me Top Channel.

    Mirëpo, duke qenë se Kiara fshihet pas kësaj llogarie na ka tërhequr vëmendjen një detaji: Ajo i ka bërë follow Kejvinës.

    Modelja nuk ka qenë mbështetës e Kiarës. Përkundrazi, ajo e ka kritikuar ashpër në mediat sociale. Pak javë më parë Kejvina u shpreh se Kiara nuk e do Luizin dhe se po bën lojë.

    Ajo e ka konsideruar Kiarën si banoren më false teksa ironizoi rikthimin e saj në BBVA, duke u shprehur se “lëpihet për tu dukur bukur në publik”.

    Nga ana tjetër, ka treguar mbështetje ndaj Luizit, për të cilin ka thënë se do e ketë si vëlla dhe do gëzojë raporte të mira kur të dalë.

    Edhe Luizi është shprehur me fjalët më të mira për të. Ai duket se ia ka falur incidentin, e përmend shpesh dhe është shprehur se Kejvina mund të ishte finaliste po të ishte e vetëpërmbajtur.

    foto galeri
    foto galeri

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark