×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Kiara tregon se a do bëjë seks me Luizin në BBVA

    Insajderi
    02 April 2023 - 17:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pak para se të rikthehej në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Kiara Tito ka dhënë një intervistë për “Fan Club”. Moderatorja e njohur u shpreh se kësaj radhe do kënaqet më shumë, do rrijë pranë të dashurit të saj.

    Por jo vetëm kaq, pasi ajo tha se publiku do të shohë tani një Kiarë pa presion.

    Ndërsa e pyetur nëse do të bëjë seks në “Big Brother VIP”, Kiara u përgjigj menjëherë ‘jo’.

    Edhe pse Megi Pojani i tha që të mos përgjigjej që të linte pak suspancë, moderatorja shtoi se ‘po ua shuan këtë suspancë, nuk ndodh’.

    Ndërkohë kujtojmë se mbrëmjen e djeshme janë rikthyer në shtëpinë e “Big Brother VIP2” 4 ish-banorë, ku vetëm njëri prej tyre mund të shkojë në finalen e madhe.

    Bashkë me Kiarën rihynë në BB VIP, Efi Dhedhes, Ronaldo Sharka dhe Bledi Mane.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Show
    29 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark