×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kica-Xhelili: Albulena Haxhiu dikur shkeljen e Kushtetutës e përçmonte si tradhti kombëtare

    Insajderi
    25 March 2023 - 15:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-deputetja e VV-së, Doarsa Kica ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese ku e ka shpallur të pavlefshëm Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

    Ajo ka thënë se ministrja e Drejtësisë, Abulena Haxhiu e ka vë në pikëpyetje kredibilitetin e Gjykatës pasi që vendimi i saj nuk është duke i konvenuar.

    “Kjo Gjykatë Kushtetuese (GJK) ka rrëzuar Qeverinë Hoti – vendim që i shkoi për shtat asokohe ministres Haxhiu. Kjo GJK ka gjetur me të drejtë 22 shkelje në marrëveshjen për Asociacionin – që i shkoi për shtat gjithë VV-së si pretekst se në pushtet kishim shkelës të Kushtetutës.***Por – kur e njëjta Gjykatë ka filluar t’i evidentoj shkeljet e Ministres Haxhiu, ajo paska filluar të befasohet”, ka shkruar Kica.

    Ajo tutje ka thënë se Haxhiu zyrtarisht është shkelëse e Kushtetutës.

    “Natyrisht. Sepse sot, ajo është zyrtarisht shkelësja e Kushtetutës që dikur e përçmonte si tradhëti kombëtare – dhe i dhemb rruga që ka shtruar vet me kolegë”, ka shtuar ajo.

    Ky është postimi i plotë i deputetes së LDK-së.

    Më tutje, ajo e ka quajtur Haxhiun shkelëse të Kushtetutës.

    Postimi i plotë:

    Kjo Gjykatë Kushtetuese (GJK) ka rrëzuar Qeverinë Hoti – vendim që i shkoi për shtat asokohe ministres Haxhiu.

    Kjo GJK ka gjetur me të drejtë 22 shkelje në marrëveshjen për Asociacionin – që i shkoi për shtat gjithë VV-së si pretekst se në pushtet kishim shkelës të Kushtetutës.***

    Por – kur e njëjta Gjykatë ka filluar t’i evidentoj shkeljet e Ministres Haxhiu, ajo paska filluar të befasohet.

    Paska filluar ta vë në pyetje kredibilitetin e GJK.

    Natyrisht. Sepse sot, ajo është zyrtarisht shkelësja e Kushtetutës që dikur e përçmonte si tradhëti kombëtare – dhe i dhemb rruga që ka shtruar vet me kolegë.

    I paska rënë ndërmend se në pushtet paska ndonjëherë edhe njerëz që gabojnë, jo monstrumë. Megjithëse duke i njohur – këta nuk gabojnë pa qëllim.

    Për Ministren nuk qenka më GJK e mirë. Ndryshon puna tash.

    Fati që kushtetutshmëria e këtij vendi nuk varet nga Albulenat. E natyrisht as nga Doarsat. Qoftë gjithmonë kështu!

    *** (Edhepse për herë të parë Serbia pat nënshkruar dokument duke njohur Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës).

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark