×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kica-Xhelili për zhdukjen e mostrave të Deharit: Dikush deshti që ky rast të mos zgjidhet kurrë

    Insajderi
    20 February 2023 - 13:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputetja e Lidhje Demokratike, Doarsa Kica Xhelili, ka reaguar pasi zyrtarët e Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML), të cilët u suspenduan si të dyshuar për humbjen e mostrave të Astrit Deharit, janë kthyer në punë.

    Ajo ka shkruar se tani rasti Dehari mund të mos ndriçohet kurrë më. “Sot rrotullohet drejtësia në varr!”, ka shkruar Kica Xhelili në Facebook

    Ish-deputetja e GP të Vetëvendosjes thotë se për skandale të këtilla, pushteti aktual dikur rrotullonte kamionë, dëmtonte institucione, e lëndonte policët e Kosovës.

    “E, çka mbizotëron te pushteti e deputetët e shumicës? HESHTJA!”

    “A kanë humbur, apo janë zhdukur qëllimshëm mostrat? Apo, janë diku ku ka rrezik të tjetërsohen? Bëhen të papërdorshme? Apo, dikush po mundohet të na krijoj bindjen që po manipulohen? Dikush që nuk mundi ta pranoj të vërtetën sepse i dëmton politikisht? I implikon penalisht? Apo thjesht dikush që e kuptoi, më në fund, që e kishte pasur gjithë kohën gabim?”

    POSTIMI I PLOTË:

    Mostrat e Astrit Deharit të ndjerë, ende s’janë askund!

    Zyrtarët e Institutit të Mjekësisë Ligjore që u suspenduan si të dyshuar, janë kthyer në punë. Aty ku GJITHÇKA mund të manipulohet.

    A kanë humbur, apo janë zhdukur qëllimshëm mostrat? Apo, janë diku ku ka rrezik të tjetërsohen? Bëhen të papërdorshme? Apo, dikush po mundohet të na krijoj bindjen që po manipulohen? Dikush që nuk mundi ta pranoj të vërtetën sepse i dëmton politikisht? I implikon penalisht? Apo thjesht dikush që e kuptoi, më në fund, që e kishte pasur gjithë kohën gabim?

    Me këtë zhdukje të mostrave, ky rast mund të mos zgjidhet më kurrë! Dikush nuk deshti që ky rast të zgjidhet! Kush, nuk e di, por di që e gjithë kjo po ndodh TANI! Në këtë qeverisje! Por, sot qeverisë nuk po i pengon kthimi i zyrtarëve të IML-së.

    Nuk po i pengojnë ditët që po kalojnë pa u gjetur mostrat. Sot diçka ka ndryshuar. Duken më të qetë. Sikur më në fund, ajo që ndryshoi, po i jep qetësi, edhe në qoftë se kjo nënkupton që nuk do të ketë kurrë drejtësi!

    E, çka mbizotëron te pushteti e deputetët e shumicës? HESHTJA! Kjo heshtje, që dikur rrotullonte kamionë, dëmtonte institucione, e lëndonte policët tonë PIKËRISHT për skandalet si kjo. Pikërisht për KËTË rast!

    E sot? Sot rrotullohet veç drejtësia në varr!

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark