Insajderi
Biznes

KidsTap: Quizi i dashur për fëmijë ka filluar regjistrimin për lojën e nesërme!

Insajderi
08 May 2020 - 21:17
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Fëmijët kanë një mundësi shumë të mirë të argëtohen e të mësojnë gjëra  të reja në quizin e përjavshëm KidsTap. Ky quiz luhet të shtunën nga ora 12:00 në gjirafaKIDS.

Regjistrimi për KidsTap është hapur. Duke klikuar këtu, ju mund të regjistroni fëmiun tuaj në KidsTap, quizin edukativ të krijuar nga Gjirafa dhe Save the Children.
KidsTap këtë javë zhvillon edicionin e tretë. Çdo të shtunë në KidsTap do të jetë një temë, ku fëmijët mund t’iu përgjigjen 10 pyetjeve me 4 alternativa, e të mësojnë më shumë për atë temë. Këtë javë tëma është: Njohuri të përgjithshme.

KidsTap është quiz i krijuar nga GjirafaStudios, në platformën e re gjirafaKIDS, me qëllim të argëtimit dhe edukimit të fëmijëve. Fëmijët gjatë lojës mund të fitojnë tituj të ndryshëm si: Superhero, Gjenial apo Gjeniale, Fantastik apo Fantastike dhe Brilant apo Brilante.

Gjithashtu, KidsTap u mundëson fëmijëve të mësojnë mbi tema të ndryshme sociale, të bëjnë pyetje për ekspertë të qështjeve të ndryshme, e të argëtohen duke luajtur në quiz.
Për t’u regjistruar në KidsTap, fëmijëve u duhet ndihma e prindërve. Regjistrimi hapet nga ora 19:00 të premten, ndërsa KidsTap fillon të shtunën në ora 12:00.
Hapat që duhet të ndiqni për t’i regjistruar fëmijet janë:

– Hyni në gjirafaKIDS.com
– Kliko mbi Live TV
– Klikoni tek video me titull “KidsTap”
– Nese nuk jeni regjistruar, duhet te regjistroheni per t’u bere pjese e quizit.
– Klikoni “Hyr në quiz”
– Bëhuni gati për lojë


Duke regjistruar fëmijët në KidsTap, ata do të jenë të gatshëm për lojë. Në ora 12:00 fillon quizi, i moderuar nga Tara, e cila do të bëjë hapjen dhe do të fillojë me pyetjet.

Regjistrohuni duke klikuar këtu.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark