×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Kievi ka mohuar se ka lejuar ish-ndihmësin e Zelenskyt të largohet nga vendi

    Insajderi
    01 February 2024 - 17:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ukraina ka mohuar të ketë lejuar një ish – ndihmës presidencial të largohet nga vendi, pavarësisht se ai është i kufizuar sipas ligjit ushtarak.

    Është raportuar se Oleksiy Arestovych, zëdhënësi i Volodymyr Zelenskyt në fillim të luftës të Ukrainës u largua nga vendi dhe nuk është kthyer më që atëherë.

    Sipas ligjit ushtarak, burrat ukrainas të moshës 18 deri në 60 vjeç kërkojnë leje të posaçme për t’u larguar nga vendi, shkruan Sky News.

    Agjencia e inteligjencës ushtarake e Ukrainës ka mohuar pretendimet në një postim në kanalin e saj Telegram, duke thënë se “nuk i ka ofruar personit të specifikuar asnjë letër apo ndonjë dokument tjetër për t’u larguar nga vendi”.

    Arestovych dha dorëheqjen nga roli i tij si këshilltar në zyrën e presidentit ukrainas vitin e kaluar.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark