×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Kika” fton Vjosa Osmanin t’i bashkohet partisë së tij – i jep këtë premtim

    Insajderi
    10 January 2021 - 17:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kreshnik Husaj, i njohur për publikun si “Kika”, kandidat për kryeministër nga Partia Demokratik e Unitetit, ka ftuar Vjosa Osmanin t’i bashkohet partisë së tij.

    Husaj përmes një shkrimi në Facebook është shprehur se e ka të sigurt kalimin e pragut zgjedhor, dhe pasi ka dëgjuar se Osmani mund të mos e kalojë pragun e ka ftuar të bashëpunojnë.

    “Duke e ditĕ se sot Vjosa Osmani po ka probleme me pragun zgjedhor , dhe unë kam aritur qē ta siguoj veten se kam mbi 5% tē elektoratit”, ka shkruar ai.

    Tutje, ai është shprehur se as për pozita nuk do ta kenë problem, madje potecn se nuk do ti ngacmjoë pozitat momental që Osmani ka.

    “Vjosa me mua në zgjedhje do të jetë dy herë më shumë active se sa është”, ka theksuar ai.

    Shkrimi i plotë i Husajt, pa ndërhyrje:

    Ftesë Publike

    Duke e ditĕ se sot Vjosa Osmani po ka probleme me pragun zgjedhor , dhe unë kam aritur qē ta siguoj veten se kam mbi 5% tē elektoratit.

    Ftoj zyrtarisht Vjosen dhe Listen e saj ti bashkohen Partis Demokratike te Unitetit dhe mua si kandidat për kryeminister.

    Vjosa R. Osmani

    une të siguroj se pozitat momentale nuk ti ngacmoj as pas zgjedhjeve .

    Sipas konsultes time me keshilltar te mi Vjosa me mua ne zgjedhje do jetë edhe dy herë me shum aktive se sa është.

    Voto Partin Demokratike te Unitetit ❤.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark