×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Kim Jong Un zotohet për rritje të gatishmërisë në luftë

    Insajderi
    28 December 2023 - 15:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Lideri i Koresë së Veriut Kim Jong Un ka bërë thirrje për rritje të gatishmërisë për luftë, për t’i zmbrapsur ato që i cilëson lëvizje të paprecedentë konfrontuese nga SHBA-ja.

    Deklaratat e liderit koreanoverior, të bëra gjatë një takimi politik ku janë shpalosur objektivat për vitin 2024 kanë dhënë sinjale që Koreja e Veriut do të vazhdojë të kryejë testime bërthamore, për ta modernizuar arsenalin bërthamor.

    Nga ana tjetër Koreja e Jugut është zotuar për hakmarrje të ashpër kundër çdo provokimi prej Koresë së Veriut.

    Analistët perëndimorë thonë se Pheniani dëshiron të shfrytëzojë arsenalin e tij bërthamor për të rritur pazarin diplomatik me Uashingtonin, nëse do të ketë dialog mes dy palëve, pas zgjedhjeve presidenciale të vitit të ardhshëm në SHBA.

    Agjencia për spiunim e Koresë së Jugut ka bërë të ditur se ka shumë mundësi që Koreja e Veriut do të kryejë provokime ushtarake dhe sulme kibernetike para zgjedhjeve parlamentare të Koresë së Jugut në prill, dhe para zgjedhjeve presidenciale amerikane, që do të mbahen në nëntor të vitit të ardhshëm.

    Në këto kushte, Koreja e Jugut, Japonia dhe SHBA-ja kanë thelluar bashkëpunimin politik dhe të mbrojtjes këtë vit përballë një serie rekord të testeve të armëve nga Pheniani dhe së fundmi kanë aktivizuar një sistem për të ndarë të dhënat në kohë reale për lëshimet e raketave të Koresë së Veriut.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark